Aviation, FLOSS, Kosova

Ju duhet një trotinet elektrik për të kuptuar sa e vogël është Prishtina. Me një mjet të tillë do të duhej të ishte shumë e qasshme, por nuk është kështu.

Disa investime janë bërë në Prishtinë për shtigje të bicikletave. Këto janë shumtë mirëseardhura për nuk kanë vazhdimësi ose lidhje mes vete. Për shkak se përdorën pak dhe nuk ka masë kritike të përdoruesve, shpesh zihen nga veturat ose këmbësorët. Askush nuk është kujtuar për pemët që pengojnë duke rënë mbi shtigje. Si rezultat shumë prej vozitjes është ec…ndalu.

Image
Këmbësorët e bllokojnë shiritin

Nëse vozitë në rrugë, skajet e shiritave të ngushtë të rrugëve kanë valëzime dhe gropa e shumë prej pusetave janë nën nivel që i bëjnë skajet e rrugëve të rrezikshme. Problemi tjetër i vozitjes në rrugë janë emetimet jashtë kontrollit të gazrave, sidomos nga autobusët, që e bëjnë këtë pjesë edhe toksike.

Image
Trotuari i lartë dhe rampa me kënd të thyer

Trotuaret nuk kanë pjerrtësi dhe këto janë pikat kur duhesh ta bartësh trotinetin. Bile edhe në trotuaret e rindërtuara rishtas nuk është menduar për këtë problem. Për dikë me karrocë kjo duhet të jetë mision shumë i vështirë. Shihni në foto se si është ndërtuar rampa fillimisht e vështirë për t’u naviguar pasi është e ngushtë dhe me kënde të ashpra por pastaj pa pjerrtësi për të zbritur nga trotuari.

Rampat e karrocave shpesh përdorën nga këmbësorët që nuk duket se kanë nevojë për to. Disa rampa nën Rr. Jusuf Gërvalla kundërmojnë pasi përdorën edhe si WC publike.

Së paku në rrugët kryesore, rregullimi i këtyre nuk është e vështirë edhe pse më pak e dukshme. Përmirësimi i lëvizshmërisë është punë e mision i vazhdueshëm.

Empatia e vendimarrësve komunal me këto grupe është kritike. Në ditën e mobilitetit, kryeministri u ulë në karrocë për të bashkëndjerë me personat që e përdorin atë. Na duhen më shumë vendimmarrës që vozisin bicikleta, trotineta e karroca në rrugët e Prishtinës.

Në këto rrethana nuk është e habitshme që nuk kemi më shumë mikromobilitet.

Leave a comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Design a site like this with WordPress.com
Get started