Wiki-Fjalori
Fjalori i lirë

Gjuha shqipe (ose thjesht shqipja, historikisht gjuha arbëreshe, arbërishtja ose gjuha arbërore) është gjuhë dhe degë e veçantë e familjes indo-evropiane që flitet nga rreth 15-25 milionë njerëz në botë.
Kjo gjuhë kryesisht përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe në zona të tjera të Europës Juglindore ku ka një popullsi shqiptare, duke përfshirë Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Shqipja është gjuha zyrtare e Shqipërisë dhe Kosovës, gjuhë bashkë-zyrtare e Maqedonisë së Veriut si dhe një nga gjuhët zyrtare e Malit të Zi.
