Shko te përmbajtja

Wikipedia:Zyra e Ankesave

Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Stema e Zyrës së Ankesave
Zyra e Ankesave

Image If you have any problem and don't understand Albanian, please ask for assistance here.

Ankesë për bllokim të pasaktë nga filtri automatik gjatë krijimit të artikullit "Ujësjellësi i Gjirokastrës"

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje të nderuar administratorë,

Po përpiqem të krijoj një artikull të ri enciklopedik mbi trashëgiminë kulturore të Shqipërisë: Ujësjellësi i Gjirokastrës.

Teksti është i bazuar plotësisht në burime historike dhe akademike (UNESCO, Robert Elsie, arkivat e Edward Lear dhe Fondacioni Gjirokastra).

Gjatë tentativës për të publikuar faqen, filtri automatik e bllokoi me pretendimin se teksti përmban "fjalë fyese". Ju siguroj se nuk ka asnjë përmbajtje të tillë. Mendoj se bëhet fjalë për një pozitiv i rremë (false positive), ndoshta i shkaktuar nga emra vendesh ose terma historikë të pranishëm në tekst.

Ju lutem kontrolloni këtë rast dhe lejoni publikimin e artikullit, i cili përbën një kontribut serioz për Wikipedia-n shqip mbi një monument të mbrojtur nga UNESCO.

Ju faleminderit për kohën dhe vëmendjen tuaj. – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga ArbennGallica (diskutimiredaktime) 4 maj 2026 01:38.

@ArbennGallica, përshëndetje! Ishte e vërtetë që kishte rezultate pozitive false. Zotëroj të drejta administrative kështu që i tejkalova në vendin tuaj dhe artikulli gjendet tashmë i krijuar te Ujësjellësi i Gjirokastrës. Ndihuni i lirë ta punoni më tutje nëse dëshironi. - Klein Muçi (diskutimet) 4 maj 2026 10:00 (CEST)Përgjigju
Duket se e ka gjeneruar me LLM/chatbot. Diskutim:Ujësjellësi i Gjirokastrës#Gjeneruar me LLM. (Edhe në anglisht https://en.wikipedia.org/wiki/Gjirokast%C3%ABr_Aqueduct ) Është problem i madh sepse këto LLMtë "haluçinojnë" pra shpikin përmbajtje që nuk mbështetet nga referencat. Dhe madje ndonjëherë shpikin referenca inekzistente, duke përzierë emra dhe mbiemra njeërzish dhe togfjalësha kot duke e bërë problematike verifikimin e përmbajtjes në detaje. GLOBALIST LIBERTARIAN (diskutimet) 4 maj 2026 12:22 (CEST)Përgjigju
Siç e përmenda, artikull i gjeneruar me LLM çka meriton fshirje të menjëhershme. Në wikin anglez tashmë e kanë fshirë dhe rikthyer artikullin në draft.https://en.wikipedia.org/w/index.php?title=Special:Log&logid=180508800 GLOBALIST LIBERTARIAN (diskutimet) 14 maj 2026 17:57 (CEST)Përgjigju
@Fallbackintoreality, hidhi një sy rastit kur të kesh kohë. - Klein Muçi (diskutimet) 18 maj 2026 12:13 (CEST)Përgjigju