Wikipedia:Administrata/Administratorë/Kandidatura/Vyolltsa
Ky diskutim është mbyllur, kandidatura për administrator qe E SUKSESHME.
Vyolltsa (diskutim · kontribute) - Kandidatura përfundon minimalisht më 3 maj 2026, 18:48 (CEST), maksimalisht më 18 maj 2026, 18:48 (CEST)
Votimi
PËR - Përdoruesja Vyolltsa ka një angazhim të qëndrueshëm në çështje të ndryshme të komunitetit, përtej rolit të saj si koordinatore për WoALUG. Vota ime mbështetet si në kontributet e saj të drejtpërdrejta në projekt, ashtu edhe në përfshirjen e saj më të gjerë si metapediane. Gjithashtu, emërimi i saj do të përfaqësonte një hap pozitiv drejt një përfaqësimi më të barazpeshuar gjinor brenda komunitetit. – Klein Muçi (diskutimet) 21 prill 2026 11:34 (CEST)
PËR - Përdoruesja Vyolltsa ka treguar një përkushtim të vazhdueshëm në çështje dhe iniciativa të ndryshme të komunitetit. Përveç rolit të saj si koordinatore për WoALUG, ajo kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin dhe mbështetjen e aktiviteteve që synojnë forcimin e bashkëpunimit, ndarjen e njohurive dhe përfshirjen e mëtejshme të anëtarëve të komunitetit.
Mirens Çela (diskutimet) 22 prill 2026 17:27 (CEST)
PËR - Për shumë vite kam pasur mundësinë ta njoh nga afër përkushtimin, korrektësinë dhe seriozitetin e saj në çdo angazhim që ka marrë përsipër. Ajo është një person shumë i përgjegjshem, i drejtë dhe gjithmonë i gatshem për të ndihmuar të tjerët, cilësi që i konsideroj thelbësore për rolin e administratorit. Përvoja e saj në komunitet, aftësia për të bashkëpunuar dhe qasja e saj e matur në situata të ndryshme më bindin se do ta ushtrojë këtë rol me profesionalizëm dhe paanshmëri. Mbështes plotësisht kandidaturën e saj. Rita Maliqi (diskutimet) 22 prill 2026 20:02 (CEST)
PËR - Kontribuese e vyer ndër vite, vlerë e shtuar për Wikipedian Shqiptare.Lanceloth345 (diskutimet) 24 prill 2026 13:57 (CEST)
PËR - E mbështes fuqishëm kandidaturën e përdorueses Vyolltsa për administratore. Përgjatë viteve ka dëshmuar një përkushtim të palëkundur ndaj projekteve të Wikipedias në shqip, duke e ushtruar rolin me qartësi, përgjegjësi dhe maturi. Ka ndërtuar ura bashkëpunimi mes kontribuuesve, ka orientuar me durim redaktorë të rinj dhe ka mbajtur një standard të lartë etik e profesional në çdo ndërveprim. Përvoja e saj disavjeçare e bën një zgjedhje të natyrshme për këtë rol, andaj prania si administratore jo vetëm që do ta forconte cilësinë e përmbajtjes, por edhe do ta kultivonte frymën e komunitetit. Berishasinan (diskutimet) 27 prill 2026 14:30 (CEST)
PËR - Wikipedia e gjuhës shqipe ka nevojë për një administratore të matur si Vyolltsa. Leutrim.P (diskutimet) 6 maj 2026 17:19 (CEST)
Diskutimi
Përshëndetje!
Nëpërmjet kësaj kërkese, shpreh dëshirën për t’u bërë administratore e Wikipedia-s në gjuhën shqipe.
Kam filluar të kontribuoj në Wikipedia shqip që prej 14 janarit 2021 dhe deri tani janë mbi 2880 kontribute. Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të krijoj, të përmirësoj dhe të mirëmbaj artikuj të ndryshëm në Wikipedia, Wikimedia Commons dhe Wikidata.
Prej disa vitesh kam marrë dhe privilegjin e kontrollueses, ku kam arritur të kontrolloj me mbi 1000 artikuj si dhe jam përqendruar të sistemoj artikuj në kategori të ndryshme, krijimin e faqeve që i shërbejnë zhvillimit të Wikipedia-s.
Të qenët mentore në Wikipedia, më ka ndihmuar të kuptoj dhe të zhvilloj aftësi që t'i gjendem pranë komunitetit të ri duke i ndihmuar në shkrimin, përmirësimin dhe rregullimin e artikujve në Wikipedia si dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta.
Paraqes kërkesën time për administratore, sepse besoj se ky rol do të më ndihmonte të kontribuoja më shumë në mirëmbajtjen e projektit të Wikipedia-s, në trajtimin më të shpejtë të rasteve që kërkojnë ndërhyrje administrative dhe në mbështetjen e punës së përditshme në Wikipedia shqip. E konsideroj këtë rol si përgjegjësi ndaj komunitetit dhe jo vetëm si privilegj.
Besoj se përvoja ime e deritanishme, serioziteti në punë dhe angazhimi i vazhdueshëm mund të jenë me vlerë për komunitetin tonë. Nëse më jepet besimi, do të përpiqem ta ushtroj këtë rol me kujdes, paanshmëri dhe në të mirë të Wikipedia-s shqip.
Faleminderit për kohën dhe shqyrtimin e kërkesës sime.
Reagimi i kandidatit të propozuar
Kandidate e vetëpropozuar. --Vyolltsa (diskutimet) Vyolltsa (diskutimet) 18 prill 2026 20:48 (CEST)