Image
Image

MailPoet – Buletine, Marketing Me Email dhe Automatizim

Përshkrim

Përdorni MailPoet-in që të krijoni, dërgoni, administroni dhe fuqizoni fushatat tuaja të marketing-ut me email – krejt kjo pa dalë faqe nga pulti i WordPress-it tuaj.

Krijuesi ynë i buletineve integrohet paq me WordPress-in, kështu që çdo zotërues sajti mund të krijojë email-e të hijshëm që nga zeroja, ose duke përdorur gjedhet tona reaguese, të cilët shfaqen pa cen në krejt pajisjet.

Planifikoni përmes vetëm pak klikimesh dërgimin e buletineve tuaj, dërgojini ata menjëherë ose rregullojeni që të dërgohen automatikisht njoftime postimesh të rinj blogu.

Besuar nga 500 mijë sajte WordPress që nga 2011-a.

Me një plan falas për t’ia filluar dhe plane të përshkallëzuar me pagesë që japin funksionim të thelluar, MailPoet-i është një zgjidhje marketingu me email e përshtatshme si për fillestarët ashtu edhe për të sprovuarit.

Për më tepër hollësi mbi plane dhe çmime, vizitoni sajtin tonë

Krejt veçoritë

  • Krijoni dhe shtoni te sajti juaj një formular pajtimesh te buletini
  • Administroni në WordPress pajtimtarët dhe listat e pajtimtarëve tuaj
  • Hartoni dhe dërgoni buletine me WordPress
  • Krijoni email-e të automatizuar për të dërguar njoftime postimesh të reja
  • Dërgoni email-e mirëseardhjeje të automatizuar
  • Mundësi segmentimi pajtimtarësh sipas sjelljes dhe interesave
  • Gjedhe email-esh dhe formularësh pajtimi të përgatitur paraprakisht dhe që mund të përpunohen
  • Vendosje të shumta të formularëve të pajtimit: nën faqe, shtylla të fiksuara, dritare flluska, “slide-in”, kod të shkurtër, “on exit intent”
  • Email-e WooCommerce: shportë e braktisur, blerja e parë, produkt specifik, kategori produktesh, ndryshim gjendjeje porosie, u shtua shqyrtim
  • Përshtatni email-e transaksionesh WooCommerce-i
  • Automatizoni administrim pajtimtarësh (shtoni/hiqni nga listë, shtoni/hiqni etiketa, përditësoni të dhëna pajtimtarësh) (lyp plan me pagesë)
  • Krijoni shkaktues dhe veprime vetjake automatizimi (lyp plan me pagesë)
  • Degëzojini automatizimet tuaja me kushte if/else, që të përmirësoni angazhimin (lyp plan me pagesë)
  • Dërgim i besueshëm email-esh me Shërbimin MailPoet të Dërgimeve (falas – lyp një plan)
  • Statistika elementare për angazhimin (falas) dhe statistika të hollësishme angazhimi (lyp plan me pagesë)
  • Segmentim sipas shumë kushtesh (lyp plan me pagesë)
  • Integrim me Google Analytics (lyp plan me pagesë)
  • Asistencë përmes Bazës sonë të Dijeve dhe Forumeve tanë të Bashkësisë (falas), apo Asistence Klientësh Me Përparësi (lyp plan me pagesë).

Pse të zgjidhet MailPoet-i

  • Krijues buletinesh WordPress i lehtë për t’u përdorur
  • Gjedhe të hijshme që funksionojnë në mënyrë të përsosur nëpër krejt pajisjet
  • S’lyp formësim: funksionon fill sa hapet
  • Administroni gjithçka brenda pultit WordPress
  • Shkallë më të larta dërgimi me Shërbimin MailPoet të Dërgimit
  • Në pajtim me GDPR-në
  • Plane falas për dërgues të vegjël, ose për ata që sapo po ia fillojnë
  • Ka funksione të thelluara, për të ndihmuar të arrihet rritje.

Email-e WooCommerce

Promovoni biznesin tuaj, shitni më tepër produkte dhe zgjeroni shërbimin tuaj të klientëve, me veçori MailPoet për WooCommerce-in.

Përdorni mundësitë email-esh të automatizuar për:

  • T’u uroni mirëseardhjen klientëve të rinj kur bëjnë blerjen e tyre të parë
  • Të shtoni shitjet duke u dërguar email-e klientëve që kanë blerë një produkt të dhënë ose prej një kategorie të dhënë produktesh
  • Shndërroni më tepër vizitorë në klientë, duke dërguar një seri email-esh për shporta të braktisura
  • Riangazhoni klientë që s’kanë bërë ndonjë blerje këtu e ca kohë, me oferta të personalizuara (lyp plan me pagesë)
  • Vazhdoni të merreni me klientë që lanë një shqyrtim, për t’i nxitur për më tepër angazhim (lyp plan me pagesë).

Dhe me mundësi segmentimi enkas për WooCommerce-in, do të jeni në gjendje të dërgoni te klientët tuaj email-e me synim të caktuar, bazuar në kritere të tilla si vendi i tyre, numri i porosive që kanë bërë, sa kanë shpenzuar dhe nëse kanë aktiv ndonjë pajtim produkti (bazuar në Pajtime WooCommerce), ose ndonjë anëtarësim (bazuar në WooCommerce Memberships).

Veç kësaj, do të jeni në gjendje të shtoni njohjen e markës tuaj, duke përshtatur email-et tuaj për transaksione WooCommerce. Krijoni një paraqitje të njësuar të markës duke ndryshuar skemën, ngjyrat dhe shkronjat e përdorura në email-et tuaja, si dhe duke shtuar çfarëdo figure dhe informacioni shtesë.

Shërbim Dërgimi MailPoet

Shërbimi MailPoet i Dërgimeve është falas, nëse keni pak pajtimtarë, me plane të përshkallëzuar më pas. Lexoni më tepër.

Dërgimi i email-eve dhe buletineve përmes shërbyesit ku strehohet sajti juaj s’është ide e mirë. Mund të përballeni me kufizime shpejtësie dërgimi dhe t’i shihni email-et tuaj të përfundojnë te kutia e mesazheve të padëshiruar.

Për t’ju ndihmuar që dërgimi juaj të bëhet pa defekt, kemi krijuar një infrastrukturë të përparuar shpërndarjeje email-esh enkas për WordPress-in. Teknologjia jonë ju lejon të:

  • Reach inboxes, not spam boxes
  • Dërgojini email-et tuaj si rrufe (deri në 50 mijë email-e në orë)
  • Ruani reputacionin e dërguesit tuaj dhe përmirësoni shkallët e angazhimit të përdoruesve, me trajtim të automatizuar të kthimeve prapa, apo ankesave për email-et. Reshtni së dërguari te adresa ku s’dërgohet dot dhe te adresa që ankohen, automatikisht
  • Bëni mirëfilltësimin e email-eve tuaj (me SPF dhe DKIM), që të përmirësohet shkalla e dërgimit dhe të shmanget përfundimi te të padëshiruarit.

Shërbimi MailPoet i Dërgimeve është shumë i lehtë për t’u ujdisur, thjesht ju duhet të jepni një kyç pulti juaj WordPress dhe kaq!

Plan MailPoet dhe çmime

MailPoet-i mund të kihet falas. Shkarkimi ynë falas përfshin krejt veçoritë e radhitura më sipër (me përjashtim të atyre që tregojnë domosdoshmëri të një plani) sipas kritereve vijuese:

  • Deri në 1000 pajtimtarë
  • Elementë marke MailPoet në email-e
  • Dërgoni email-e me metodën tuaj të dërgimit (strehë, SendGrid, Amazon SES, etj).

Nëse zgjidhni një plan MailPoet, do të keni mundësi të përdorni Shërbimin MailPoet të Dërgimit.

Ka një plan falas për ata që duan t’ia fillojnë me pak pajtimtarë dhe do të donin të përdornin Shërbimin MailPoet të Dërgimit. Dhe planet tona me pagesë ofrojnë veçori dhe funksione për ata me lista më të gjata, që po kërkojnë të shtojnë biznesin e tyre duke përdorur marketing me email.

Për hollësi të plota se ç’përfshihet te secili plan, hidhni një sy te faqja jonë e çmimeve.

Përpara se të instaloni

Ju lutemi, kini parasysh:

Përkthime

  • Shqip
  • Arabe
  • Katalanisht
  • Çekisht
  • Danisht
  • Holandisht
  • Holandisht (Formale)
  • Frëngjisht (Kanada)
  • Frëngjisht (Francë)
  • Gjermanisht
  • Gjermanisht (Zvicër)
  • Gjermanisht (Formale)
  • Greqisht
  • Indisht
  • Italisht
  • Japonisht
  • Polonisht
  • Portugalisht (Brazil)
  • Portugulisht (Portugal)
  • Rumanisht
  • Rusisht
  • Serbe
  • Sllovakisht
  • Spanjisht (Meksikë)
  • Spanjisht (Spanjë)
  • Suedisht
  • Turqisht
  • Ukrainisht

I ftojmë përkthyesit me përvojë të përkthejnë drejt e te projekti ynë në Transifex. Ju lutemi, mbani parasysh që çfarëdo përkthimesh të parashtruar përmes sajtit “Translating WordPress” nuk do të bëjnë punë.

Siguri

Depoja jonë është publike në GitHub.

Keni një pyetje për ne? Na shkruani te security@ përkatësia jonë, ose njoftoni probleme sigurie te programi ynë Bug Bounty.

Përdorim Shërbimesh Palë të 3-ta

MailPoet-i përdor shërbimet vijues që janë të domosdoshme për funksionimin e plotë të tij:

Që të përmirësojë përdorimin, MailPoet-i mund të përdorë biblioteka palësh të 3-ta, nëse është aktivizuar rregullimi Ngarko biblioteka palësh të 3-ta:

Ngarkim i krejt këtyre bibliotekave është i çaktivizuar, si parazgjedhje. Mundësia mund të aktivizohet te Rregullimet e MailPoet-it > Të mëtejshme > Ngarko biblioteka palësh të 3-ta.

Foto ekrani

  • Image
    Shembuj buletinesh
  • Image
    Hartues email-esh në stil merrini-dhe-vërini
  • Image
    Lloje email-esh MailPoet
  • Image
    Statistika buletinesh (Me Pagesë)
  • Image
    Importim pajtimtarësh (përmes një kartele CSV ose drejtpërsëdrejti nga MailChimp)
  • Image
    Përpunues automatizimesh (Me pagesë)

Blloqe

Kjo shtojcë furnizon 1 bllok.

  • MailPoet Marketing Opt-in

PBR

A depoziton MailPoet-i të dhënat e pajtimtarëve si përdorues?

Nuk depozitojmë apo mbajmë ndonjë të dhënë prej pajtimtarëve tuaj. Sidoqoftë, nëse dërgoni me shërbimin tonë, i përpunojmë krejt email-et që duhen dërguar. Që do të thotë se MailPoet-i regjistron vetëm adresat email, për të siguruar funksionimin e rrjedhshëm të shërbimit tonë. Nuk gjurmojmë ndonjë gjë tjetër.

Ç’është Shërbimi MailPoet i Dërgimeve?

Shërbimi MailPoet i Dërgimit është ndërtuar përjashtimisht për dërgime email-esh WordPress dhe WooCommerce. Teknologjia e krijuar prej nesh jep shpejtësi të pashoqe (mbi 50 mijë email-e në orë) dhe sukses, 99% kohë shërbimi dhe zero humbje.

Cilat metoda dërgimi mund të përdor për të dërguar buletinet e mi?

Jeni të lirë të zgjidhni se si i dërgoni email-et tuaj: përmes strehës tuaj (parazgjedhja, por jo e rekomanduara), Shërbimit MailPoet të Dërgimit, SendGrid, Amazon SES, ose shumica e shërbimeve SMTP, përfshi MailGun-in, etj.

Pse duhet të përdor Shërbimin MailPoet të Dërgimit?

Shkalla jonë e dërgimit globalisht është 98.5%, duke tejkaluar shpesh standarde të industrisë. Ne vëzhgojmë secilin prej miliona email-eve që dërgojmë për përdoruesit tanë.

Qoftë kur dërgoni 10 apo 100 mijë email-e në ditë, Shërbimi MailPoet i Dërgimeve trajton normalisht nga buletine biznesesh të vegjël e deri te lista të stërmëdha postimesh me dhjetëra mijë pajtimtarë.

Ju nxisim me forcë të mos bëni dërgim me shërbimin e strehimit tuaj, ja pse.

Nëse sapo po ia nisni me buletinin tuaj, ofrojmë një plan falas që t’ia filloni.

A mund të filtroj kategori specifike nga njoftimi për postimin tim?

Po! Në MailPoet mund të caktoni qoftë kategori, qoftë etiketa për t’u përfshirë/përjashtuar. Kjo ju lejon të dërgoni postime vetëm prej kategorish ose etiketash specifike, duke garantuar që postimet pa lidhje me temën të mbeten jashtë email-eve tuaj. Mundeni edhe të ujdisni email-e të shumtë njoftimesh postimesh, për t’u përqendruar më mirë te interesat e pajtimtarëve tuaj.

A është MailPoet-i në pajtueshmëri me GDPR-në?

Po, është në pajtueshmëri me GDPR-në. Por nuk kemi Marrëveshje Përpunimi të Dhënash. Si një marrëveshje mund të shërbejë shënimi ynë mbi privatësinë dhe GDPR-ja e merr në konsideratë këtë gjë. Duke përdorur shërbimin tonë, pranoni Njoftimin tonë mbi Privatësinë.

Sugjerojmë të shtoni në faqen tuaj të Njoftimit mbi Privatësinë një lidhje te Shënimi ynë mbi Privatësinë. Ajo që ka rëndësi është të garantohet se pajtimtarët tuaj janë të ndërgjegjshëm se MailPoet-i i dërgon email-in tuaj, nëse e dërgoni me MailPoet-in, kuptohet.

Mund të lexoni edhe Udhërrëfyesin tonë për Pajtueshmëri me GDPR-në.

WooCommerce: a mund të pajtohen pajtimtarët e mi te buletini im gjatë përfundimit të blerjes?

Po, me MailPoet-in klientët tuaj mund të pajtohen te lista juaj e postimeve gjatë përfundimit të blerjes. Do të jeni madje në gjendje t’u dërgoni kujtues shporte të braktisur, nëse harruan të përfundojnë blerjen e tyre.

Është MailPoet apo Mail poet?

Është MailPoet, jo mail poet. Por do t’ju përgjigjemi në të dy rastet!

Ju duhet ndihmë?

Shihni te Baza jonë e Dijes ose lidhuni me ne përmes sajtit tonë të asistencës.

Shqyrtime

Image
3 Prill, 2026 1 përgjigje
That was then, this is now. I roasted MPoet a few years ago, but now I can only give them 5 stars and a free recommendation. Setup is simple and kind of exciting to do. The mail goes out in the background, so it is essentially an invisible process. The tech works fine. I never have errors or failures or any problems at all. I love it. And MPoet has been around a while now. They don’t bug me with questions or spam or boss me around – its very quiet and highly conducive to good writing for me. I do recommend Mail Poet. Yes, I do. I used Mailpoet2 (MP2) for a year or more, and it worked fine. Then, when MP3 was introduced, MP2 went buggy, driving me to look at MP3. MP3 never worked. Mail never senbds, not one single time. So, I went back to MP2 and… mail never went out. I posted in the forums, asking for ANY help or ideas from the developers. Not a peep. Not one reply. Nothing. A few days later, still searching vainly in the 12 or so forums I subscribed to for help getting MP3 or MP2 to work, I stumbled across a short comment my Mailpoet that their sending service, the “free for 2000 subscribers” sending service, was taken down “due to abuse”. Sure, abuse. Not that MP3 is actually functional on my end. I changed my theme, but it still failed. I disabled every single plugin except MP3, and still broken. It sends test emails, but never sends the post notifications. My cronjobs never send mail, and they are correctly set up. The ‘Send Button” was removed from MP2, and is not present in MP3 (THANKS, MP! You ROCK) So, from my position as a 20+ year Internet developer/hardware designer/R+D engineer, I give MailPoet ZERO stars and have deleted them from my site forever. There are actual real products available which work flawlessly out-of-the-box, and you can even roll your own with software that will run on your own machine. Goodbye, Mailpoet. Good riddance, and shame on me for ever tolerating your non-responsive behavior and your “it worked when we published it” attitude.
Image
24 Mars, 2026 1 përgjigje
MailPoet helped me tremendously in resolving the issue where the send button was unavailable. After I created an account for them, they investigated the matter, identified the problem, and fixed it. Great work.
Image
24 Shkurt, 2026 1 përgjigje
Mailpoet is the best balance of ESSENTIAL free features, a simple experience, and really easy integration with Jetpack CRM and other tools. Everything a small business or freelancer could need. As a little guy, I can’t afford to pay for SAAS (on top of hosting and all my other costs) to send basic emails thru my own server (ie: DIY folks don’t need to use Mailpoet’s servers). Setup with SMTP plugins was a breeze; it just worked. (In my case I used FluentSMTP cause it was simple). I tested around half a dozen of the newsletter plugins. Most are kneecapped in tedious ways by paywalls, they limit how long your list can be, or other arbitrary limits that don’t really have any relation to how much you use the product. Many use pre-gutenberg page builders that are clunky or basic WYSIWYG & code editors. Mailpoet uses a page builder (which is very easy) but is moving in the direction of deep integration with the Block Editor in their alpha email editor. Anyone building block themes totally in FSE/Gutenberg will rejoice. MAILPOET TEAM: You’re doing everything right. Congrats and thank you from the little guy. Thank you for understanding the balance between not limiting DIY open-source culture VS your paying customers who need your servers and pay for what they use
Image
23 Shkurt, 2026 1 përgjigje
Even the free version is great with reasonable and friendly limits!
Lexojini krejt 1 413 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“MailPoet – Buletine, Marketing Me Email dhe Automatizim” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“MailPoet – Buletine, Marketing Me Email dhe Automatizim” është përkthyer në 28 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “MailPoet – Buletine, Marketing Me Email dhe Automatizim” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Regjistër ndryshimesh

5.23.1 – 2026-04-14

  • Added: Add mailpoet_manage_subscription_preview_subscriber_email filter to allow overriding the demo email on the manage subscription preview page;
  • Fixed: Subscriber list membership entries are now correctly removed when a WordPress user is deleted;
  • Fixed: Show a ‘Have you checked the Trash?’ hint when a subscriber search returns no results;
  • Fixed: Fix email editor template selection not showing templates on WordPress 7.0;
  • Fixed: Free plan subscriber limit shown in Settings > Send with now reflects the correct limit of 500 subscribers;
  • Fixed: Fix checkbox custom field shortcode returning raw value (1) instead of the checkbox label;
  • Fixed: Fix subscriber displayname shortcode returning WordPress username instead of display name.

Shihni regjistrin e ndryshimeve për krejt versionet.